Eksod në mesfushën e Milanit

Futboll

Eksod në mesfushën e Milanit

Më: 10 maj 2022 Në ora: 19:21
Eksod në mesfushën e Milanit

Me zbarkimin e Frenk Kesit në Barcelonë, disa mesfushorë të tepërt do të duhet të largohen nga skuadra e Ksavit në merkaton e radhës. Milani, sipas “Todofichajes.com”, mund të përfitojë nga kjo situatë për të afruar Riki Puxhin.

I lindur në vitin 1999, mesfushor qendror i aftë për të luajtur si mesfushor sulmues, ka marrë një mandat nga klubi katalanas për të kërkuar një ekip të ri. Ai do të ketë kohë për të vendosur deri më 1 gusht.

Ndryshe do të futet në sezonin që e çon në vitin e fundit të kontratës. Barça nuk dëshiron ta paguajë për ta mbajtur në stol për një tjetër sezon ndërsa te kuqezinjtë, mund të bëjë mirë në shumë role.

Sigurisht, spanjolli nuk do të jetë afrimi i vetëm në repartin e mesëm. Teksa Pobega do të rikthehet nga huazimi te Torino, kuqezinjve shumë shpejt mund t’u bashkohet edhe Renato Sançes.

Portugezi ka pranuar ofertën për një rrogë prej 4.5 milionësh në sezon, teksa edhe Lila nuk ka kundërshtime në 20 milionë eurot që Milani ofron për kartonin e portugezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat