Dembele vendimtar për Barcelonën

Futboll

Dembele vendimtar për Barcelonën

Më: 11 maj 2022 Në ora: 16:16
Dembele vendimtar për Barcelonën

Ousman Dembele është kthyer të jetë shumë vendimtarë për skuadrën e Barcelonës, pasi tashmë është bërë asistuesi më i mirë në La Liga.

Në këtë mënyrë sulmuesi francez ka lënë pas Karim Benzema me 11 asiste, teksa Dembele tashmë ka 13 me fanellën e katalansve.

Kujtojmë se Dembele ka luajtur 10 ndeshje më pak se Benzema këtë sezon në La Liga, pasi ylli i balugranave humbi 13 ndeshjet e para të La Liga-s për shkak të një dëmtimi në kofshë dhe, në janar, ishte jashtë shkak të refuzimit të tij për të rinovuar kontratën me klubin.

Xavi ka nxjerrë versionin më të mirë të francezit, pasi çdo asistim i tij është bërë me trajnerin katalanas në bankinën e Barcelonës.

Paraqitjet e mira të Dembele nën drejtimin e Xavit e çuan klubin që të rifillojë negociatat për kontratën me francezin një muaj më parë. E ardhmja e tij mbetet një pikëpyetje..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat