Kaos te Bayerni pas titullit kampion

Futboll

Kaos te Bayerni pas titullit kampion

Më: 12 maj 2022 Në ora: 15:05
Kaos te Bayerni pas titullit kampion

“Sport Bild” ka publikuar një raport të rëndësishëm mbi marrëdhëniet midis trajnerit Julian Nagelsman dhe drejtorit sportiv Hasan Salihamixhiç, duke krijuar tension dhe konflikt brenda hierarkisë së klubit.

Potencialisht një përsëritje e vështirësisë së vitit të kaluar mes Hansi Flikut dhe boshnjakut, trajneri aktual po humbet ngadalë durimin e tij në prapaskenë.

Çështja kryesore është strategjia ‘mbrojtëse’ dhe ‘pasive’ që Bajerni po merr në tregun e transferimeve, duke kërkuar të veprojë ngadalë dhe të luajë një lojë konservatore me opsione më të lira dhe më të sigurta.

Situata të tilla janë shoqëruar me një buxhet të vogël dhe pak manovrim rreth tij. Transferimet për lojtarë si Shloterbek, Zakaria, Adejemi, madje edhe Erling Haland nuk ishin të suksesshme për shkak të shpejtësisë së ngadaltë të lëvizjes së klubit në merkato (më shumë për këtë transferim të dështuar të Halandit më vonë).

Një pikë tjetër janë dëshirat e Nagelsmanit për të luajtur me tre mbrojtës në sistemin e tij, gjë që ai e ndjen se përshtatet me profilin e lojtarëve.

Megjithatë, Salihamixhiç insiston që ekipi t’i përmbahet 4-2-3-1, edhe pse transfertat dhe sistemi i ri nuk integrohen mirë me taktikat e trajnerit.

Me Hansi Flikun, fillimi i marrëdhënies ‘së tensionuar’ ishte kur trajneri aktual i kombëtares i kërkoi publikisht disa transferime para mediave, duke ushtruar indirekt presion ndaj klubit dhe duke nënkuptuar mungesën e mbështetjes brenda.

Julian Nagelsman mori këtë qasje fundjavën e kaluar, duke kërkuar ‘makinat e shtypjes’, të paktën njëri prej tyre ishte Konrad Laimer.

Salihamixhiç nuk iu përgjigj mirë kësaj dhe ka reflektuar me një marrëdhënie të tensionuar larg mediave. Nëse kjo është e vërtetë, ne presim që ajo të përfundojë në mënyrë të ngjashme me sagën e vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat