Goditet furgoni i Shaqirit, ky i fundit reagon ashpër

Futboll

Goditet furgoni i Shaqirit, ky i fundit reagon ashpër

Nga: K.G. Më: 13 maj 2022 Në ora: 22:09
Goditet furgoni i Shaqirit, ky i fundit reagon ashpër

Trajneri i klubit të futbollit Vizioni nga Ferizaj, Vigan Shaqiri, sot ka pësuar një aksident në komunikacion.

Sipas tij, Qerim Shaqirit, po ashtu trajner, furgoni është goditur nga një kryeinstruktor i një autoshkolle!   

“Sot gjatë kthimit nga seanca stërvitore , një "kryeinstruktor" i Auto Shkollës "Trafiku" nga Ferizaj  me kamionin plus rimorkion e godet Furgonin e KF & KFF VIZIONI te cilin e ngiste trajneri Vigan Shaqiri, çudia më e madhe është që ky "kryeinstruktori" e godet furgonin e klubit tonë dhe ikë nga vendi i ngjarjes. 

Image

Fatkeqësia gjithkujt mundet me i ndodhë por kur ikë "kryeinstruktori" nga vendi i ngjarjes atëherë çfarë vozitës përgatit. I lutem Zotit të madh që pasoja në njerëz nuk ka pas”, ka shkruar Qerim Shaqiri në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat