PSG nuk ia vazhdon kontratën, gjiganti italian nis menjëherë kontaktet me Di Marian

Futboll

PSG nuk ia vazhdon kontratën, gjiganti italian nis menjëherë kontaktet me Di Marian

Më: 18 maj 2022 Në ora: 11:23
Angel Di Maria

Siç raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, gjiganti italian Juventus tani është në bisedime të avancuara me yllin argjentinas, Angel Di Maria.

Paris Saint-Germain ka vendosur që mos ta aktivizojë opsionin që t’ia zgjas qëndrimin Di Marias në klub, kështu që argjentinasi pritet të largohet këtë verë nga Parisi.

Raportohet se është biseduar për një kontratë afatshkurtër mes “Zonjës së Vjetër” dhe Di Marias, ku ky i fundit e dëshiron edhe një sezon tjetër në Evropë para se të rikthehet në Argjentinë.

Që prej kalimit nga Manchester United te Paris Saint-Germain, Angel Di Maria ka arritur të bëjë 294 paraqitje në të gjitha garat për gjigantin francez, duke regjistruar plot 92 gola dhe 118 asistime mbi emrin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat