Imeri do të largohet gjatë afatit kalimtar

Futboll

Imeri do të largohet gjatë afatit kalimtar

Më: 29 maj 2022 Në ora: 15:38
Imeri do të largohet gjatë afatit kalimtar

Kastriot Imeri do të largohet gjatë afatit kalimtar veror nga skuadra e tij aktuale Servette.

Mesfushori ofensivë nga Kosova ka pasur një vit fantastik në Zvicër dhe shumë skuadra janë vënë pas tij.

Në afatin kalimtar të janarit, Servette kishte refuzuar ofertat nga Nice e Ligue 1 dhe Genoa që ishte në Serie A.

Por tani është skuadra e madhe italiane Fiorentina që po insiston në transferimin e mesfushorit ferizajas.

Klubi vjollcë ka bërë ofertë zyrtare në drejtim të Servettes prej katër milionë euro për transferimin e Imerit i cili pëlqen faktin për të luajtur në Serie A.

Por marrëveshje mes dy klubeve ende nuk ka me Servetten që po synon të fitojë rreth gjashtë milionë euro nga shitja e yllit të skuadrës.

Për 21-vjeçarin që këtë edicion e mbylli me 11 gola në Superligën e Zvicrës interesim ka shfaqur edhe Eintracht Frankfurt, Club Brugge, Torino dhe skuadra franceze Nice që vazhdon të insistojë për transferimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat