“Le Parisien”: Përgatitet një spastrim i vërtetë te PSG

Futboll

“Le Parisien”: Përgatitet një spastrim i vërtetë te PSG

Më: 29 maj 2022 Në ora: 18:36
“Le Parisien”: Përgatitet një spastrim i vërtetë te PSG

“Le Parisien” njoftoi se me ndryshimin e drejtorit sportiv te PSG, po përgatitet një “spastrim” i vërtetë, i cili mund të mbulojë pothuajse një skuadër të tërë të PSZH-së.

Emërimi i portugezit Luis Kampos në postin e drejtorit do të bëjë një revolucion të vërtetë që do të përfshijë një lehtësim serioz të listës së pagave të ekipit.

Kampos i ka njoftuar tashmë shefit të PSG-së se planifikon të shkarkojë të paktën 10 lojtarë që janë në listën e pagave të kampionit francez.

Nëse do t’u besohet burimeve të “Le Parisien”, PSG do t’i thotë lamtumirë 10 lojtarëve këtë verë: Danilo, Serhio Riko, Kurzava, Kerer, Diallo, Paredes, Ander Herera, Gueje, Draksler dhe Mauro Ikardi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat