Futbollisti “i panjohur” që Reja debutoi në listën e Shqipërisë, do të shkojë te Torino

Futboll

Futbollisti “i panjohur” që Reja debutoi në listën e Shqipërisë, do të shkojë te Torino

Më: 30 maj 2022 Në ora: 12:46
Futbollisti “i panjohur” që Reja debutoi në listën e Shqipërisë, do të shkojë te Torino

Në momentin kur doli lista e Shqipërisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve, surpriza më e madhe ishte Kevin Haveri.

Pavarësisht se ky lojtar ndodhej në listën e pritjes, nuk ishte dëgjuar më herët dhe për këtë arsye shkaktoi jehonë. Klubi aktual i tij ishte Rimini dhe kjo nuk i ngrohu shumë tifozët shqiptarë.

Por ajo që duhet të theksojmë është se futbollisti 20-vjeçar ka luajtur sezonin e parë në futbollin profesionist, në këtë vit që lamë pas.

Pasi ka luajtur thuajse të gjitha ndeshjet, mediat italiane kanë raportuar së fundmi se Haveri po pëlqehet nga Torino dhe sipas të gjitha gjasave, klubi i Serisë A do ta finalizojë marrëveshjen me të për 300 mijë euro..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat