Reali po përgatit kontratën e re për Viniciusin

Futboll

Reali po përgatit kontratën e re për Viniciusin

Më: 30 maj 2022 Në ora: 20:34
Vinicius Junior

Vinicius Junior raportohet se do të nënshkruajë kontratë të re me Real Madridin.

Mediat spanjolle kanë raportuar se Real Madridi është duke përgatitur një kontratë të re për brazilianin.

“Los Blancos” thuhet se janë gati të shpërblejnë Viniciusin me kontratë të re, ku parashihet edhe rritja e pagës.

Me kontratën e re, 21-vjeçari do të fitojë afërsisht 10 milionë funte në vit me një kontratë që do të zgjasë deri në fund të sezonit 2027/28.

Vinicius Jr ka kontratë të vlefshme me Real Madridin deri më 30 qershor 30 qershor 2024. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat