Liverpooli mund të tentojë sulmuesin e Totenhamit

Futboll

Liverpooli mund të tentojë sulmuesin e Totenhamit

Më: 31 maj 2022 Në ora: 15:55
Liverpooli mund të tentojë sulmuesin e Totenhamit

Liverpooli mund të tentojë sulmuesin e Totenhamit, Heung-min Son, për të zëvendësuar Sadio Manenë, i cili ka kërkuar largimin nga “Anfield”-i këtë verë.

Por fakti që golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në Premier Ligë (së bashku me Momo Salahun 23 gola) është kualifikuar në Champions, e bën më të vështirë misionin për “Reds”-at. Plani i Klopit është zbuluar nga “Football.London”.

Gjermani është një admirues i talentit të 29-vjeçarit, i cili ka një kontratë deri në vitin 2025 me “Spërsat”.

Ai ka dhuruar gjithashtu 9 asiste për skuadrën e Kontes, duke formuar një nga dyshet më të forta të sulmit bashkë me kapitenin e Anglisë, Herri Kejn.

Problemi është se Konte nuk do ta pranojë largimin e një prej lojtarëve më të mirë të tij, ndërkohë që po i bën presion klubit për të sjellë përforcime të tjera tani që skuadra është rikthyer në Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat