Kombëtarja e Kosovës fluturon drejt Qipros

Futboll

Kombëtarja e Kosovës fluturon drejt Qipros

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 11:24
Kombëtarja e Kosovës fluturon drejt Qipros

Kombëtarja e Kosovës pritet të ndeshet me Qipron më 2 qershor, në një takim që për Kosovën e hapë edicionin e ri të Ligës së Kosovës. Për këtë qëllim ekipi i Kosovës ka fluturuar të mërkurën drejt Qipros.

Por kjo nuk është e reja e vetme nga kampi i Kombëtares së Kosovës.

Mësohet se Mërgim Vojvoda për shkak të lëndimit nuk do të jetë i gatshëm ta ndihmojë Kosovën në këto katër ndeshje.

Paraprakisht nga skuadra u largua futbollisti Edvin Kurtulus, i cili la Kosovën pasi pranoi ftesë nga Suedia.  

Në Ligën e Kombeve Kosova është pjesë e Ligës C, përkatësisht e Grupit 2, së bashku me Qipron, Irlandën e Veriut dhe Estoninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat