Nxirret në shitje futbollisti që kërkoi me çdo kusht Inzagi

Futboll

Nxirret në shitje futbollisti që kërkoi me çdo kusht Inzagi

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 15:24
Nxirret në shitje futbollisti që kërkoi me çdo kusht Inzagi

Interi është vënë në lëvizje për t’u përforcuar me emra të rëndësishëm në merkaton e verës. Lukaku dhe Dibala janë dy më të njohurit, por pritet që zikaltrit të bëjnë ndërhyrje edhe në reparte të tjera.

Por për të siguruar këta futbollistë, do të duhen investime të rëndësishme financiare dhe për këtë arsye, do të ketë edhe sakrifica. Ndaj zikaltrit kanë bërë gati listën e atyre që do të largohen dhe sipas “Corriere dello Sport”, mes emrave është edhe një surprizë, Edin Xheko.

Futbollisti boshnjak ishte një nga emrat që Simone Inzagi kërkoi me ngulm në verën e kaluar, duke ditur se sulmuesi ishte një element që do të ndihmonte në lojën e ekipit që sapo kishte humbur Lukakun.

Por me kthimin e mundshëm të këtij të fundit si dhe me Xhekon që tashmë është 36-vjeçar, Interi po mendon që t’i japë lamtumirën pas vetëm 1 sezoni lojtarit i cili ka shënuar 13 gola në 36 ndeshje me zikaltrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat