Neymari humb ndeshjen me Brazilin

Futboll

Neymari humb ndeshjen me Brazilin

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 12:28
Neymari humb ndeshjen me Brazilin

Neymar është dëmtuar në këmbë gjatë seancës stërvitore me Brazilin. Edhe pse sezoni për klube ka përfunduar janë ende disa ndeshje ndërkombëtare për tu luajtur.

Ne kampin brazilian, gjatë stërvitjes, Neymar ka pësuar një dëmtim në këmbë gjatë një kontakti me Danilon dhe Leo Ortizin.

Sulmuesi i PSG-së ka kryer disa operacione në atë këmbë gjatë viteve të fundit dhe do të bëhen ekzaminimet mjekësore për të kuptuar shkallën e dëmtimit.

Ai do të mungojë në ndeshjen e së enjtes kundër Koresë së Jugut. Brazili do të luajë kundër Koresë së Jugut dhe Japonisë, por prezenca e Neymar nuk është e sigurtë as për ndeshjen e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat