Kjo është paga që Juventusi po ia ofron Pogbas

Futboll

Kjo është paga që Juventusi po ia ofron Pogbas

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 18:06
Paul Pogba

Tanimë dihet se e ardhmja e Paul Pogbas nuk shtrihet te gjiganti anglez Manchester United, pasi që ky i fundit e bëri zyrtare dje largimin e yllit francez nga klubi kur edhe t’i përfundoj kontrata aktuale në fund të qershorit.

Ndërkaq, sipas shumë spekulimeve Pogba është pranë transferimit te Juventusi, ku do të rikthehej për një aventurë të dytë te “Zonja e Vjetër”.

Siç raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, Juventusi i ka ofruar Pogbas afro 8 milionë euro në sezon, plus edhe bonuset shtesë.

Mbetet të shihet përgjigja e Pogbas, ku bisedimet mes agjentit të tij dhe gjigantit italian janë hapur para disa javësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat