Zhegrova: Numrin 9 e zgjodha në nder të Vokrrit, fitoren ia dedikoj atij

Futboll

Zhegrova: Numrin 9 e zgjodha në nder të Vokrrit, fitoren ia dedikoj atij

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 22:31
Edon Zhegrova

Ylli kosovar Edon Zhegrova ishte titullar në ndeshjen e sotme kundër Qipros, ku edhe kontribuoi me golin që e vulosi fitoren 2:0 të Kombëtares së Kosovës.

Përveçse bëri një paraqitje të bukur, ajo çfarë bëri përshtypje ishte numri prapa në fanellë, ku Zhegrova luajti me numrin 9, i cili në të kaluarën i përkiste legjendës së futbollit tonë, Fadil Vokrrit.

Pas ndeshjes, në një intervistë për “Supersport”, Zhegrova ishte tejet i kënaqur me kontributin e tij në fitoren e sotme, ndërsa tregoi se numrin 9 në fanellë e zgjodhi në nderim të Vokrrit.

“Ishte shumë me rëndësi që ta nisnim me fitore, pasi ishte ndeshja e parë e edicionit. Më pas sigurisht që gëzohem edhe më shumë kur ndihmoj skuadrën me gola apo me asiste”, tha Zhegrova.

“Kam zgjedhur numrin 9 sot për shkak të legjendës Fadil Vokrri dhe fitoren ia dedikoj atij”, shtoi më tej ylli kosovar.

Pas fitores së sotme, Kosova tani ndeshjen e radhës e zhvillon si vendase, ku pret në shtëpi Kombëtaren e Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat