Pse u largua nga Juventusi?

Futboll

Pse u largua nga Juventusi?

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 18:48
Pse u largua nga Juventusi?

Mungesa e Italisë në Botërorin e Katarit luajti një rol kyç në vendimin e Giorgio Chiellini për t’u larguar nga Juventusi për të ndjekur një karrierë në MLS te Los Angeles FC.

Kështu u shpreh qendërmbrojtësi 37-vjeçar, i cili vendosi që duke qenë se nuk do të mund të luajë në Katar, nuk kishte arsye që të qëndronte te Juventusi, duke e shtyrë veten në nivelin më të lartë.

“Nëse do të ishim kualifikuar në Kupën e Botës në Katar, do të kisha qëndruar në ekip.

Do të doja të vazhdoja të ndryshoja historinë time me Kupën e Botës, sepse historia nuk ishte kurrë e lumtur. U përpoqa sa herë që më jepej mundësia, por nuk ia dol”, tha në mënyrë karakteristike Chiellini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat