Ronaldo: Luftojmë për trofe

Futboll

Ronaldo: Luftojmë për trofe

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 19:40
Ronaldo: Luftojmë për trofe

Cristiano Ronaldokon firmon se ai është shumë i lumtur në “Old Trafford” dhe beson se Manchester Utd do të rikthehet në nivele të larta sezonin e ardhshëm nën drejtimin e trajnerit të ri Erik ten Hag.

Sulmuesi portugez u rikthye në Premier League pas 12 vitesh verën e shkuar dhe sezonin e mbylli me 24 gola në 38 ndeshje, duke qenë shënuesi më i mirë i klubit ndonëse “Djajtë” bënë një tjetër vit zhgënjyes, duke e mbyllur kampionatin në vend të 6-të.

Ten Hag do të marrë rolin e trajnerit këtë sezon dhe Ronaldo i jep mbështetjen e tij holandezit, por edhe paralajmëron se atij i duhet dhënë kohë për të ndryshuar situatën në klub:

“E di që ai ka bërë një punë të shkëlqyer me Ajaksin dhe është një trajner me eksperiencë, por ne duhet t’i japim kohë.

Gjërat duhet të ndryshojnë në mënyrën siç ai dëshiron. Shpresoj që të ketë sukses sigurisht, sepse nëse ai do të jetë i suksesshëm edhe Manchester do të jetë i tillë. Kështu që i uroj suksese.

Ne jemi të lumtur dhe të emocionuar, jo vetëm lojtarët, por edhe tifozët gjithashtu. Unë i uroj më të mirën dhe le të besojmë se vitin tjetër ne do të fitojmë trofe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat