Kosova mobilizohet për Greqinë

Futboll

Kosova mobilizohet për Greqinë

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 19:52
Kosova mobilizohet për Greqinë

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Greqinë, që luhet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 20:45.

Gjatë kësaj stërvitje ekipi ka qenë i kompletuar, derisa janë bërë kryesisht ushtrime pa ngarkesë të madhe.

Atmosfera brenda grupit të futbollistëve është shumë e mirë, derisa të gjithë e presin me entuziazëm ndeshjen e nesërme, duke e ditur edhe faktin se do ta kenë mbështetjen e zjarrtë të tifozëve ‘Dardanët’. Para stërvitjes në konferencë për media janë paraqitur përzgjedhësi francez, Alain Giresse dhe sulmuesi Vedat Muriqi. Që të dy kanë shprehur optimizmin për fitore në këtë takim.

“Ndeshja me Greqinë është e rëndësishme, pasi të dyja ekipet kemi nga tre pikë. Do të përgatitemi maksimalisht për nesër. Nuk do t’i referohem ndeshjeve të kaluara. Ndeshjet që kanë përfunduar, kanë përfunduar. Kemi filluar kampanjën me rezultat pozitiv kundër Qipros. E kemi studiuar Greqinë se si ka vuajtur ndaj Irlandës së Veriut. Ne do të tentojmë të paraqitemi në stilin dominues, njësoj si ndaj Qipros në pjesën e dytë. Sot nuk do të zbulojmë se si do të paraqitemi nesër. Më rendësi është të vazhdojmë me fitore. Sipas nevojës do të bëjmë ndryshime në pozita të caktuara”, ka thënë Giresse.

Edhe Muriqi ka thënë se ndeshja me Greqinë është shumë e rëndësishme dhe duhen marrë tri pikët e radhës.

I dimë pikat e dobëta të Greqisë dhe shpresojmë që nesër të korrim fitore”. Ndërkaq i pyetur për të ardhmen e tij, nëse do të qëndrojë te Mallorca apo do të kthehet te Lazio, sulmuesi dardan u shpreh: “Shkurt e shqip spo ma ninë, jam plotësisht i fokusuar në ndeshjet e kombëtares”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat