De Gea pritet të jetë kapiten i ri i Manchester United

Futboll

De Gea pritet të jetë kapiten i ri i Manchester United

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 13:15
David De Gea

Portieri i Manchester United, David De Gea do të jetë kapiten i skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Nën drejtimin e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, Harry Magiure u emërua kapiten i Man United, në vitin 2020.

Por, tifozët e ‘Djajve të Kuq’ nuk duken të kënaqur me anglezin, pasi ai kishte paraqitje jo të mirë në sezonet e fundit.

E nën drejtimin e trajnerit të ri Erik ten Hag, portieri i Man United, De Gea do të marr detyrën e kapitenit të skuadrës, këtë e ka bërë të ditur ‘Mirror’.

Spanjolli është pjesë e gjigantit anglez që nga viti 2011, kur u transferua nga Atletico Madrid drejt ‘Old Trafford’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat