Kampionati polak po shndërrohet një nga destinacionet më të preferuara të shqiptarëve

Futboll

Kampionati polak po shndërrohet një nga destinacionet më të preferuara të shqiptarëve

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 11:03
Kampionati polak po shndërrohet një nga destinacionet më të preferuara të shqiptarëve

Kampionati polak po shndërrohet një nga destinacionet më të preferuara të futbollistëve shqiptarë, që kërkojnë të hedhin një hap më cilësor në karrierë, për t’u katapultuar me pas në skuadra më të mëdha në Europë.

Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka (edhe Lirim Ksatrati) janë te Legia e Varshavës, së fundmi edhe dy lojtarë shumë të rëndësishëm të Superiores mund të transferohen në “Estraklasa”.

Bëhet fjalë për Julian Shehun dhe Taulant Seferin. Mediat polake shkruajnë për transferimin e dy “yjeve” të Superiores tek Widzew Lodz, skuadër e sapongjitur në elitën e futbollit polak.

Nëse për ish-mesfushorin e Laçit (Shehu njoftoi se e ka mbyllur me ekipin kurbinas) transferimi duket më i thjeshtë, për Seferin çështja është më e komplikuar.

Presidenti Halili e ka bërë të qartë se do ta lejojë largimin e sulmuesit vetëm për një ofertë të parezistueshme.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse drejtuesit e Widzew Lodz do të mund t’u përgjigjen kërkesave të larta të Tiranës për kartonin e sulmuesit të Kombëtares Kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat