Selektori i Kosovës: Dresheviq - Muslija na dhanë freski

Futboll

Selektori i Kosovës: Dresheviq - Muslija na dhanë freski

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 23:04
Selektori i Kosovës: Dresheviq - Muslija na dhanë freski

Kosova reagoi pas humbjes me Greqinë, duke triumfuar 3:2 ndaj Irlandës së Veriut në Ligën C të Kombeve.

Selektori i dardanëve, Alain Giresse e cilësoi tepër të rëndësishme këtë fitore, teksa foli edhe për “finalen” e 12 qershorit ndaj Greqisë në Volos.

“Rëndësi ka që fituam ndeshjen, ishte një fitore e merituar. Sa i përket asaj çfarë ndodhi në fushë mund të diskutojmë pafund, rëndësi kishte fitorja.

Mesfusha? Reagimi i treshes së mesfushës ishte i duhur, ai që prisnim. Dresheviq dhe Muslija sollën freksi në mesfushën tonë, jemi të kënaqur.

Kërkesa ime që lojtarët e krahut të ndihmonin edhe në mbrojtje? Po, sepse nuk mund të parashikojmë rrethanat e një ndeshjeje. Është situata e lojës që na detyron ndonjëherë të rikthehemi për të ndihmuar mbrojtjen, por nuk ndodhi sepse unë u kërkova të riktheheshin.

Rrudhani ia doli, ishte ndeshja e parë, ai bëri një ndeshje shumë të mirë. Ujkanin e njohim, ai është gati sa herë kemi nevojë për të.

Ndëshkimet me kartonë të verdhë? Nuk ka nevojë për përgjigje. Nuk jam i kënaqur që do na mungojnë tre lojtarë, padyshim që nuk jam i kënaqur, shtohen problemet. Greqia? Do luajmë me 11 lojtarë”, deklaroi trajneri francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat