FIFA merr vendimin përfundimtar lidhur me Ekuadorin

Futboll

FIFA merr vendimin përfundimtar lidhur me Ekuadorin

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 18:00
FIFA merr vendimin përfundimtar lidhur me Ekuadorin

FIFA ka njoftuar se ka refuzuar ankesën e Kombëtares së Kilit lidhur me lojtarin e Kombëtares së Ekuadorit, Byron Castillo, për të cilin kilianët pretenduan se ka të falsifikuara dokumentet.

Mirëpo, Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka pas analizimit të parashtresave të të gjitha palëve të përfshira, ky Komision ka njoftuar se ka mbyllur procedurat kundër Federatë së Futbollit të Ekuadorit (FEF).

Kësisoj, Ekuadori do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror “Katar 2022” dhe tashmë nuk rrezikon përjashtimin.

Ekuadori është shortuar në Grupin A të Botërorit, së bashku me Holandën, Senegalin dhe Katarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat