Fakaj: Fitorja është detyrim, por ka ardhur koha të shohim edhe lojë të bukur

Futboll

Fakaj: Fitorja është detyrim, por ka ardhur koha të shohim edhe lojë të bukur

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 20:23
Fakaj: Fitorja është detyrim, por ka ardhur koha të shohim edhe lojë të bukur

I ftuar në emisionin “Kuqezi” në SuperSport, ish mbrojtësi i kombëtares, Ervin Fakaj deklaroi se fitorja ndaj Izraelit është detyrim, teksa shtoi se ka ardhur momenti që Shqipëria e Rejës të tregojë edhe cilësi loje, gjë që nuk e ka bërë nën drejtimin e italianit.

“Në Islandë ishte një ndeshje që edhe mund ta fitonim, por tashmë ajo ka ikur dhe duhet të mendojmë për Izraelin. Kjo është një ndeshje që duhet fituar dhe është momenti që trajneri Reja të na tregojë edhe cilësi loje.

Duhet të mendojmë për rezultatin pa dyshim, por ka ardhur koha që të shohim edhe pak lojë, emocion e spektakël.

Deri tani Reja ka pasur rezultate të pranueshme, por për lojën nuk ka treguar asgjë. Shqipëria e tij nuk ka bërë thuajse asnjëherë lojë bindëse dhe mendoj se ka ardhur koha ta shohim diçka të tillë”, u shpreh Fakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat