Van Gaal i kundërpërgjigjet Gullit: E pe nga shtëpia

Futboll

Van Gaal i kundërpërgjigjet Gullit: E pe nga shtëpia

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 11:22
Van Gaal i kundërpërgjigjet Gullit: E pe nga shtëpia

Louis van Gaal ka reaguar ndaj Ruud Gullit pas deklaratave të tij se nuk duhet të ketë trajnerë me ngjyrë në ekipin kombëtar. Legjenda holandeze Gullit tha së fundmi se trajnerët e “zinj” lejohen të jenë vetëm asistentë me ekipin kombëtar dhe shtoi se ata nuk duhet të lejohen të drejtojnë seancat stërvitore.

Megjithatë, trajneri i Holandës, Van Gaal, i ka cilësuar komentet e tij si “të pakuptimta”, duke thënë se ish-ylli i Milanit dhe Chelsea-t nuk e di se për çfarë po flet.

Në një intervistë për “Helden”, Gullit foli për mungesën e mundësive për ish-yjet me ngjyrë në futbollin holandez. Ai deklaroi:

 “Në kohën kur unë isha në kombëtaren holandeze ata thanë se duhej të qëndroja mes lojtarëve, por nuk më lejuan kurrë të bëja stërvitje.

Advocaat më tregoi se ai nuk kishte nevojë për mua për ekspertizën time, por unë i jam ende mirënjohës që kam punuar për kombëtaren holandeze falë tij.

Nëse më pyesni nëse do ta bëja përsëri, unë them : ‘Jo sigurisht që jo’. Sa herë i keni parë lojtarët me ngjyrë që lejohen të bëhen vetëm asistentë. Dreq!”

Ndërsa Van Gaal tha në një konferencë për shtyp: “Jam i habitur që ai mund të shohë nga shtëpia e tij në Amsterdam ose Itali nëse një trajner po stërvitet apo jo. Është thjesht marrëzi. Të gjithë mund të thonë çdo gjë nga shtëpia dhe nuk kundërshtohet asnjëherë. Veç nëse pyetet trajneri i kombëtares, atëherë unë jap mendimin tim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat