Njihuni me rekordin e tifozerisë së Interit

Futboll

Njihuni me rekordin e tifozerisë së Interit

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 14:08
Njihuni me rekordin e tifozerisë së Interit

Lidhja mes Interit dhe tifozëve të tij vërtetohet me shifra. Për të tetin vit radhazi tifozët zikaltër ishin më të pranishmit në stadium.

Deri në mesin e janarit, Seria A luhej me maksimum 5 mijë shikues në tribuna, më pas kapaciteti u rrit gradualisht: 50 për qind deri më 18 shkurt, 75 për qind deri më 31 mars, 100 për qind duke filluar nga 1 prilli.

Tifozët e Interit ishin të parët për nga numri i prezencave në Serinë A (854.983) dhe mesatarisht për ndeshje kishte 44.999 spektatorë. Ndeshja ndërmjet Interit dhe Romës më 23 prill ishte ajo me më shumë shikues në Serinë A: 74.947, në një atmosferë unike dhe emocionuese.

Në këtë panoramë, Interi, i cili ka luajtur 27 ndeshje në “San Siro” në 2021-2022, ka arritur shifrën e jashtëzakonshme prej 1.128.377 tifozësh në total. Sidoqoftë, shifrat janë të destinuara për t’u përsëritur në sezonin e ardhshëm: të shtunën e 11 qershorit do të nisë aksesi në abonimet 2022-2023 për ata që janë regjistruar në listën e pritjes, e cila edhe në këtë rast ka shënuar një sukses dërrmues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat