Arrihet marrëveshja me Pochettinon, PSG pret fituesin e trefishtë të Championsit

Futboll

Arrihet marrëveshja me Pochettinon, PSG pret fituesin e trefishtë të Championsit

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 19:28
Arrihet marrëveshja me Pochettinon, PSG pret fituesin e trefishtë të Championsit

Mauricio Pochettino ka arritur marrëveshjen me Paris Saint-Germain për t’u larguar nga klubi francez përpara se të nisin përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Trajneri argjentinas ka qenë në krye për 18 muaj dhe e udhëhoqi klubin drejt titullit të Ligue 1 në sezonin e tij të parë të plotë, duke përfunduar 15 pikë përpara Marsejës së vendit të dytë. Por eliminimi në Champions League nga Reali i Madrid në 1/16 ishte një faktor marrëveshjen mes palëve që Pochettino të largohet nga Parisi.

Ish-trajneri i “Spurs”-ave dhe drejtuesit e PSG-së u takuan javën e kaluar dhe u vendos se do të ishte më mirë për të gjitha palët që rrugët të ndaheshin.

Zinedine Zidane është kandidati kryesor për të zëvendësuar Pochettinon. Drejtuesit e Parisit e kanë prioritet emërimin e një trajneri me një histori të provuar suksesi në Ligën e Kampionëve.

Jose Mourinho është gjithashtu në shqyrtim nëse nuk arrihet të bindet Zidane, ndërkohë që trajneri i Nice, Christophe Galtier, ka admirues brenda hierarkisë së PSG-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat