Interi dhe Juventusi përgatisin marrëveshjen e bujshme

Futboll

Interi dhe Juventusi përgatisin marrëveshjen e bujshme

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 16:37
Interi dhe Juventusi përgatisin marrëveshjen e bujshme

Fatet e Juventusit dhe Interit janë të lidhura ngushtë këtë merkato dhe pas largimit të Dibalës me parametër zero që pritet të veshë fanellën zikaltër, janë torinezët ata që duan të ndërhyjnë në formacionin e Inzagit duke i rrëmbyer një tjetër sulmues.

Bardhezinjtë po monitorojnë Edin Xhekon, që në rast të mbërritjes së Lukakut dhe Dibalës do të jetë automatikisht jashtë projektit dhe mund të përfundojë nën urdhrat e Maks Alegrit, si një opsion për Vlahoviçin dhe largimin e Moratës.

Nga ana tjetër Interi kërkon një tjetër lëvizje Torino-Milano dhe po mban nën vëzhgim situatën e Merih Demiralit.

Mbrojtësi i Juves i huazuar tek Atalanta është ende në udhëkryq pasi bergamaskët nuk kanë vendosur nëse duan ta aplikojnë të drejtën e blerjes për 18 milionë euro dhe në rast refuzimi do të jetë Marota ai që mund të hidhet në sulm për turkun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat