Nozadze: Nuk kam luajtur kurrë në jetë ndaj një ekipi të Shqipërisë

Futboll

Nozadze: Nuk kam luajtur kurrë në jetë ndaj një ekipi të Shqipërisë

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 19:20
Nozadze: Nuk kam luajtur kurrë në jetë ndaj një ekipi të Shqipërisë

Nëse fati i buzëqeshi të gjitha ekipeve shqiptare në short, goglat rezervuan shumë punë dhe probleme për Partizanin.

Të kuqtë do të përballen ndaj gjeorgjiganëve të Saburtalos, që kanë thuajse të njëjtën vlerë. Ndërkohë trajneri i ri i Saburtalos, Nozadze, është shprehur se nuk ka asnjë informacion të vetëm për mënyrën sesi luajnë ekipet shqiptare, pasi për herë të parë do të përballet ndaj Partizanit.

“Nga të pesë kundërshtarët e mundshëm që ne vlerësuam, më mirë do të ishte që të luanim kundër Tre Penne të San Marinos. Kemi kohë që të studiojmë Partizanin tani dhe të prezantojmë mirë veten tonë në Europë. Si gjithmonë, duam të shënojmë shumë gola dhe futemi në fushë vetëm për fitore.

Do të bëjmë gjithçka për t’i fituar këto ndeshje që të bëjmë të lumtur jo vetëm tifozët tanë, por edhe të Gjeorgjisë në tërësi. Nuk kam luajtur kurrë ndonjë ekipi shqiptar në karrierën time futbollistike, por vetëm njëherë, kur isha përzgjedhur te Gjeorgjia U-21, kam luajtur kundër Shpresave të Shqipërisë në Tiranë”, tha trajneri i gjeorgjiganëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat