Gjermania turpëron Italinë

Futboll

Gjermania turpëron Italinë

Nga: K. Goca Më: 14 qershor 2022 Në ora: 22:40
Gjermania turpëron Italinë

Gjermania turpëron me rezultat 5:2 Italinë, në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës A të Kombeve në futboll. 

Humbje e rëndë e kampionit në fuqi të Evropës në stadiumin “Borussia-Park“ në Mönchengladbach.

As laiku më i madh nuk ka pritur një debakël të italianëve. Gjermanët treguan fuqinë e tyre ndaj rivalit duke e shkatërruar me rezultat rivalin. 

Për Gjermaninë shënuan Kimmich (10'), Gundogan (45+4'), Muller (51'), Werner (68' e 69') dhe për Italinë Gnonto (78')/ e Bastoni (90+4').

Hungaria kryeson me 7 pikë në grupin 3, Gjermania 6, Italia 5 dhe Anglia 2 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat