Xhevat Kurti tregon për përparësitë e Dritës së Gjilanit në Finlandë  

Futboll

Xhevat Kurti tregon për përparësitë e Dritës së Gjilanit në Finlandë  

Nga: Kemajl Goca Më: 15 qershor 2022 Në ora: 15:32
Xhevat Kurti tregon për përparësitë e Dritës së Gjilanit në Finlandë  

Nënkampioni i Kosovës, Drita e Gjilanit, dje e ka njohur rivalin e rrethit të parë të Conference League.

Drita do të ballafaqohet me Inter Turku, një ekip jo i panjohur për dashamirët e zjarrtë të futbollit të Kosovës.

Ish futbollisti i mirënjohur, Xhevat Kurti, ka vite që jeton e vepron në Finlandë, e njeh mirë mentalitetin e lojës së skuadrave të këtij shteti. 

Kurti beson e shpreson se Drita do të shndris në Turku dhe do ta ketë përkrahjen e madhe të shqiptarëve. 

“Besoj dhe vlerësoj FC Dritën nga Gjilani sepse 3-4 vitet e fundit ka paraqitje shumë të mira në arenën ndërkombëtare dhe gjithsesi në kampionatin vendorë. 

Presim një paraqitje të mirë me një kundërshtar mesatar siç është Inter Turku, besoj në suksesin e FC Dritës.

Përparësia e Dritës ku mund të përfitoj në ndeshjen e parë në Finlandë? 

Është qyteti i Turkut ku jetojnë dhe veprojnë shumë shqiptarë nga Kosova, që do të thotë Drita do te luaj si në shtëpinë e vet në Gjilan”, thotë Kurti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Kurti tregon se ku dallojnë Inter Turku dhe Drita. 

"FC Dritën e vlerësoj më shumë se Inter Turku në anën teknike të lojtarëve, mendoj se lojtarët tanë janë më teknik dhe duhet ta shfrytëzojnë maksimalisht. 

Ndërsa Inter Turku besoj se ka fizikun, do të thotë të kemi kujdes në anën e fort që posedojnë finlandezët. 

Me një angazhim dhe paraqitje të mirë nga FC Drita besoj se FC Drita do korrë suksese në Finlandë”, nënvizoi ish prej mbrojtësve më mirë që ka pasur Kosova.

Kurti uron që Drita që të kalojë në rrethin e dytë dhe të shkojë sa më lart në këtë garë të respektuar. 

“FC Dritës i uroj fat në ndeshjen e parë në qytetin e bukur te Turkut, të gjithë e presim Dritën që të shndrit në Finlandë!”, përfundon Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat