Eriksen është gati të vazhdojë karrierën

Futboll

Eriksen është gati të vazhdojë karrierën

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 15:45
Eriksen është gati të vazhdojë karrierën

E ka shprehur vazhdimisht se dëshiron që të luajë përsëri në Ligën e Kampioneve, por Kristian Eriksen duket se është gati që të shtyjë të paktën për një vit kthimin e tij në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Mesfushori danez ka marrë një ofertë të rëndësishme nga Totenhemi, me Antonio Konten që është gati t’i dhurojë një rol protagonisti danezit në ekipin e tij.

Por duket se kjo ofertë do të refuzohet sepse mediat angleze kanë mësuar se atë e tërheq më shumë projekti i ri i Ten Hag te Mançester Junajtid.

“Djajtë e kuq” nuk luajnë në Ligën e Kampioneve në këtë sezon, por vazhdojnë të jenë një nga klubet më tërheqës në botë.

Ata i kanë bërë një ofertë Eriksen dhe duket se ky i fundit është gati t’i bashkohet klubit i cili po bën një revolucion të vogël me shpresën që të ndërtojë një ekip fitues që të synojë titullin dhe kthimin si protagonistë në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat