Tchouameni: Camavinga më inkurajoi të vij

Futboll

Tchouameni: Camavinga më inkurajoi të vij

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 11:47
Tchouameni: Camavinga më inkurajoi të vij

Aurelien Tchouameni ka pohuar se suksesi i Eduardo Camavinga në adoleshencë te Real Madrid e inkurajoi atë të ndiqte shembullin e bashkatdhetarit të tij dhe të kalonte te gjigantët spanjoll.

22-vjeçari u transferua nga Monaco te Reali për 100 milionë euro dhe rani mezi pret të bëjë debutimin me ekipin e ri.

Duke folur për faqen zyrtare të Realit pas mbërritjes në Madrid, talenti deklaroi: “Camavinga më inkurajoi të vij. Ai më tha se do të përshtatesha shpejt dhe se gjithçka do të shkonte shumë mirë me trajnerët dhe lojtarët.

Se nëse doja të fitoja tituj, duhej të vija te Real Madridi. Kështu që zgjodha mirë. Jam shumë i lumtur që jam këtu, është një ëndërr e realizuar.

Kam mundur të shoh pak nga qyteti. Është thjesht klubi më i mirë në botë. Kur ke ambicie, uri për të fituar tituj dhe për të qenë ndër më të mirët, duhet të vish në Real Madrid.”

Pavarësisht moshës së tij të re, Tchouameni ishte në top formë gjatë dy sezoneve të fundit, duke luajtur një rol kyç te ekipi i tij, ndërsa shënoi tetë herë në 92 ndeshje në Monaco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat