Klubi më i vjetër italian në hall të madh!

Futboll

Klubi më i vjetër italian në hall të madh!

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 11:57

Genoa kërkon të harrojë sa më shpejt sezonin e fundit. Ekipi më i vjetër italian, nuk ia doli të mbijetojë dot në Serie A, duke rënë një divizion më poshtë pas 15 vitesh.

Skuadra e Blessin do të kërkojë menjëherë rikthimin në elitë, teksa drejtuesit duhet të zgjidhin një problem të madh në lidhje me kontingjentin e lojtarëve.

Genoa ka në pronësi plot 81 futbollistë! Shumë prej tyre janë trashëgimi e ish-presidentit Preziosi, ndërsa të tjera u sollën nga 777 Partners gjatë merkatos së dimrit, me shpresën për të forcuar një ekip në garë për mbijetesën.

Disa prej tyre kanë rroga të larta, të papërballueshme për Serie B, dhe drejtuesit i pret një punë e madhe përpara për të sistemuar shumë prej 81 lojtarëve nën kontrata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat