Refuzohet oferta e parë e Arsenalit për Martinezin

Futboll

Refuzohet oferta e parë e Arsenalit për Martinezin

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 13:53
Refuzohet oferta e parë e Arsenalit për Martinezin

Ajaxi raportohet se e ka refuzuar ofertën e parë të Arsenalit për Lisandro Martinezin.

Klubi londinez të përforcohet sa më shumë për sezonin e ardhshëm, teksa qendërmbrojtësi uruguaian është në listën e tyre të transferimeve.

Sipas gazetarit nga “The Athletic”, David Ornstein, Ajaxi e ka refuzuar një ofertë 30 milionëshe të Arsenalit.

Megjithatë, “Topçinjtë” thuhet se nuk do të dorëzohen dhe po planifikojnë të bëjnë një ofertë të përmirësuar.

Martinez ka kontratë të vlefshme me klubin londinez deri më 30 qershor 2025.

Pozita natyrale e 24-vjeçarit është ajo qendërmbrojtësit, por ai mund të luajë edhe si mbrojtës i krahut të majtë ose mesfushor defensivë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat