Torino bën zgjedhjen përfundimtare mes Berishës dhe portierit serb

Futboll

Torino bën zgjedhjen përfundimtare mes Berishës dhe portierit serb

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 16:07
Torino bën zgjedhjen përfundimtare mes Berishës dhe portierit serb

Torino bën zgjedhjen përfundimtare mes Berishës dhe portierit serb!

Portieri i Kombëtares Etrit Berisha përgjatë sezonit të shkuar ka dueluar për vendin e titullarit në portën e Torinos me portierin serb, Vanja Milinkoviç-Saviç, me trajnerin e skuadrës Ivan Juriç që ka qenë në mëdyshje mes dy lojtarëve për zgjedhjen e parë të formacionit.

Raportimet nga “La Stampa” tregojnë se Torino duket se e ka bërë zgjedhjen e saj për portën duke konfirmuar gardianin shqiptar dhe duke nxjerrë në merkato portierin serb, i cili duket se do të largohet gjatë javëve në vijim, pas komunikimit nga ana e klubit se Berisha do të jetë zgjedhja e parë për sezonin e ardhshëm.

Torino duket se do zëvendësoj 25-vjeçarin me portierin brazilian Gabriel, i cili do të jetë rivali i ri i Berishës për vendin e titullarit te torinezët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat