Dortmund bën ofertën zyrtare për zëvendësuesin e Haaland

Futboll

Dortmund bën ofertën zyrtare për zëvendësuesin e Haaland

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 20:25
Dortmund bën ofertën zyrtare për zëvendësuesin e Haaland

Karim Adeyemi nuk mjafton për të zëvendësuar Erling Haaland në sulmin e Borussia Dortmund. Klubi gjerman ka piketuar një tjetër sulmues pasi siguroi shërbimet e talentit gjerman nga Salzburgu.

Objektivi i verdhezinjve quhet Sebastian Haller. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka shkëlqyer me Ajaksin, ekip me të cilin realizoi 34 gola në 42 ndeshje, duke fituar Eredivisie për herë të dytë radhazi.

27-vjeçari ka luajtur me të gjithë kombëtaret e moshave të Francës, ndërkohë që në nëntorin e vitit 2020 vendosi të garojë për kombëtaren e Bregut të Fildishtë (12 ndeshje dhe 4 gola).

Bild raporton se drejtuesit e Dortmundit kanë ofruar 33 milionë euro për kartonin e Haller, por Ajaksi kërkon 38, ndërkohë që shpenzoi 22.5 milionë euro për ta blerë nga West Ham në janarin e vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat