Në Francë presin shkarkimin

Futboll

Në Francë presin shkarkimin

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 14:39
Në Francë presin shkarkimin

Duket se orët e Mauricio Poçetinos nën drejtimin e PSG-së po vijnë drejt fundit, me argjentinasin që duket shumë pranë shkarkimit.

Trajneri që erdhi me një bujë të madhe në kryeqytetin francez, i cili shihej si i duhuri për të sjellë trofeun e Ligës së Kampionëve, rezultoi një dështim.

Pas dështimit për të arritur një akord me Zidanin, drejtuesit e PSG-së kanë bërë gati një tjetër emër. Bëhet fjalë për trajnerin Kristofer Galtier, francezi që i shpalli Lilën kampione në Ligue 1 sezonin e shkuar.

Siç bënë me dije “L’Equipe”, klubi kryeqytetas ka arritur një akord me 55-vjeçarin dhe shumë shpejt pritet që të marri drejtimin e kampionëve në fuqi të Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat