Barcelona ndërron stadiumin

Futboll

Barcelona ndërron stadiumin

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 19:05
Barcelona ndërron stadiumin

Barcelona ka konfirmuar lëvizjen e saj nga "Camp Nou" për sezonin 2023-24. Katalonasit do të zhvendosen në "Estadi Olimpic Lluis Companys". Kjo pasi "Camp Nou" i nënshtrohet rinovimit.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka thënë se klubi ndihet i privilegjuar se ku do të luajë.

"Barcelona do të ketë privilegjin të luajë në 'Estadi Olimpic Lluis Companys' në sezonin 2023-24", është shprehur ai. 

"Estadic Olimpic Lluis Companys" është stadiumi i pestë më i madh në Spanjë me një kapacitet prej 60 mijë e 713 ulësesh dhe kishte pritur Lojërat Olimpike më 1992.

"Camp Nou" do të shohë rritjen e kapacitetit nga 99 mijë në 110 mijë ulëse, duke e bërë atë stadiumin e tretë më të madh në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat