Ylli brazilian operohet

Futboll

Ylli brazilian operohet

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 13:03
Ylli brazilian operohet

Dëmtimet fizike janë pjesë e karrierës së një futbollist profesionist, por ndonjëherë disa atletë bëhen protagonistë të disa problematikave me të vërtetë absurde që nuk i lejojnë të bëjnë punën e tyre.

Rasti i fundit ka lidhje me Lucas Paqueta, fantazisti brazilian i Lyon-it me një të kaluar në Itali me fanellën e Milan-it.

Vetë futbollisti ka komunikuar në rrjetet sociale, në Instagram dhe Twitter se ka prerë një gisht të dorës… duke luajtur me një balonë. E pabesueshme, por e vërtetë. Paqueta është dëmtuar dhe do të duhet të operohet:

“Ka pasoja kur kujton lojërat e fëmijërisë. Sot  po bëja të fluturonte një balonë dhe kam prerë një gisht. Shkon gjithçka mirë, por për të shmangur probleme në të ardhmen, kam bërë një ndërhyrje të vogël kirurgjike. Megjithatë, jam mirë”.

Në stories në Instagram, më pas, ai ka treguar se ndodhej në spital për t’u kuruar. Presim lajme të reja për të mësuar nëse gjithçka ka shkuar mirë në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat