Xhevat Kurti: Gazeta “Bota sot”, kurrë nuk  i harroj sportistët e sakrificës

Futboll

Xhevat Kurti: Gazeta “Bota sot”, kurrë nuk  i harroj sportistët e sakrificës

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 13:41
Xhevat Kurti

Ish futbollisti i mirënjohur, Xhevat Kurti, tash e një kohë jeton e vepron në Finlandë, tha se gazeta “Bota sot”, asnjëherë nuk i harron sportistët që kontribuan sidomos në kohën e sakrificës.

Ish futbollisti i Trepçës, Besianës, Prishtinës, Besëlidhjes, etj. uron 27 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.  

“’Bota sot’ urime përvjetorin e 27-të, gazeta më e madhe në vend e cila kurrë nuk  i harroj  sportistët e sakrificës dhe jo veç.

Ndër lajmet e para të sportit kanë burimin pikërisht nga ‘Bota sot’ në krye me gazetarin Kemajl Goca, i cili me punën e tij të madhe nuk u ndal dhe nuk ndalon së punuari në të mirën e sportit tonë (kosovar) dhe atij ndërkombëtar të sportistëve tonë.
Urime përvjetori i 27-të, punë të mbarë dhe suksese në vazhdimësi”, uron Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat