Higuain me fjalë të mëdha për Benzeman

Futboll

Higuain me fjalë të mëdha për Benzeman

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 16:27
Gonzalo Higuain dhe Karim Benzema

Gonzalo Higuain dhe Karim Benzema dikur konkurronin për një vend titullari në ekipin e parë të Real Madridit.

Herë njëri ishte më në formë dhe luante me shumë, e herë tjetri.

Në fund, jetë më të gjatë në “Santiago Bernabeu” pati sulmuesi francez, i cili luan qe më shumë se një dekadë në Madrid.

E ish-bashkëlojtarin e tij tash po e lavdëron sulmuesi argjentinas, i cili i pati disa eksperienca pas largimit nga Reali.

“El Pipita” thotë se e kishte pritur që Benzema të arrinte në nivelet e sotme, kur konsiderohet si lojtari më i mirë në botë i momentit dhe favorit absolut për ta fituar Topin e Artë për sivjet.

“E njoh Karimin që kur isha 19 vjeç. Jo vetëm që ishim dakord dhe që ishim në garë për të njëjtën pozitë në fushë, por e kemi pasur gjithmonë një raport të mirë. Nuk më befason që sot është lojtari më i mirë në botë”, deklaroi ish-futbollisti i Real Madridit, Napolit, Juventusit, Milanit e Chelseat në një intervistë për “TyC Sport”.

34 vjeçari aktualisht është pjesë e klubit amerikan, Inter Miami. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat