Barcelona nuk është e gatshme t'i paguajë De Jong pagat që i detyrohet

Futboll

Barcelona nuk është e gatshme t'i paguajë De Jong pagat që i detyrohet

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 17:20
Frenkie de Jong

Barcelona është e gatshme t'i japë Frenkie de Jong vetëm një pjesë të asaj që i detyrohet aktualisht, me klubin që shpreson se ai do të pranojë të heqë dorë nga pjesa tjetër dhe të transferohet te Manchester United.

De Jong mbetet objektivi numër një i United, ku trajneri Erik Ten Hag e dëshiron me çdo kusht transferimin e yllit holandez në “Old Trafford”.

Kjo është saga më e gjatë e transferimeve gjatë kësaj vere, deri më tani, dhe kthesa e fundit e saj është interesimi i Chelseat, që po tenton të rrëmbejë marrëveshjen e United.

Pavarësisht të gjitha spekulimeve, Barcelona është ende e bindur se holandezi nuk është në shitje, gjë që duket e pabesueshme duke marrë parasysh çështjet e tyre financiare.

Në fakt, nëse De Jong do të qëndronte në klub, Barcelona i detyrohet atij afro 110 milionë euro gjatë katër viteve të ardhshme, ndërsa rreth 20 milionë euro vetëm këtë vit.

Kjo për shkak të parave që i detyrohen nga bonuset dhe nga pagat e shtyra, kur ai ra dakord për një pagë më të vogël gjatë Covid-19, por klubi nuk është i gatshëm t'i paguajë të gjitha.

Sipas “Football Transfers”, gjiganti katalanas është i gatshëm të dorëzoj vetëm 3.5 milionë euro, kurse i ka kërkuar De Jong të heqë dorë nga pjesa tjetër, në mënyrë që të ndihmojë në kalimin te United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat