Juventusi zyrtarizon lojtarin e njohur

Futboll

Juventusi zyrtarizon lojtarin e njohur

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 23:15
Di Maria

Angel Di Maria është zyrtarisht një lojtar i ri i Juventusit. Arrgjentinasi u bashkohet bardhezinjve si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me PSG-në.

Siç shpjegohet nga Juventusi përmes njoftimit zytar,

34-vjeçari ka nënshkruar për një vit, pra deri në qershor 2023, dhe do të fitojë 5.5 milionë euro plus bonuset.

Në realitet, Di Maria kishte javë që përflitej se do t’I bashkohej Juventusit me kërkesën e trajnerit Massimiliano Allegri, i cili kishte identifikuar tek ai profilin ideal për të përforcuar fazën sulmuese.

Për lojtarin e lindur në vitin 1988 kjo është përvoja e katërt në një nga ligat më të mira evropiane: pasi fitoi gjithçka me Realin e Madridit nga viti 2010 deri në 2014, lojtari nga Rosario ka veshur edhe fanellën e Manchester United në një sezon të vetëm, përpara se t’i bashkohej PSG-së, skuadër me të cilën ka luajtur në shtatë sezonet e fundit. Me parizienët Di Maria luajti 295 ndeshje, duke shënuar 93 gola dhe dhënë 119 asistime, si dhe duke fituar 19 trofe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat