Kritikat për Juventusin

Futboll

Kritikat për Juventusin

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 14:23
Zibi Boniek

Ish-futbollisti i Polonisë dhe i Juventusit, Zibi Boniek ka folur për të përditshmen italiane “Il Messaggero” duke dhënë një deklaratë të bujshme ku ka thënë se “Zonja e Vjetër” ka përdorur drejtuesit për të fituar:

Juventusi i viteve 1985-1988 – “Skuadër e bukur, fituese. Ishte një ekip i jashtëzakonshëm, plus Platini dhe unë. Të huajt në mes të një grupi italianësh dhe për këtë arsye u lidhëm spontanisht. Sot numri i të huajve mbulohet nga italianët…

Deklaratat e mëparshme për Juventusin – “Nuk kam folur kurrë negativisht për Juventusin. Dhe jam i gatshëm të përballem me çdo fakt, më sillni çdo artikull ose regjistrim ku unë kam folur keq për ta.”

Kritikat për Juventusin – “I kam bërë shumë kritika, por edhe konstatime të sakta. Kam thënë që nuk më pëlqente që Juventusi të përdorte drejtuesit e saj për të fituar dhe e konfirmoj këtë që kam thënë. Andrea Anjeli u ndikua nga disa budallenj".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat