I shpëton rrahjes

Futboll

I shpëton rrahjes

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 14:37
I shpëton rrahjes

Në një sfidë të luajtur në Malajzi, një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur midis lojtarëve.

Mesfushori i skuadrës Terenganut, Faisal Halim, i shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit portierit të Sri Pahang, Mamadu Samasa.

Pasi dërgoi topin në rrjetë, Halim zgjodhi të festonte duke mos treguar respekt ndaj portierit kundërshtar. Ai shkoi në portën e Samasës dhe bëri të njëjtën hedhje që bëri portieri kur u mundua të priste penalltinë.

Kjo gjë bëri që situatat të nxehej, me Samasën që shkoi drejt Halim për ta sulmuar.

Për fatin e mirë rtë mesfushorit, shokët e tij të skuadrës ishin pranë për ta ndaluar portierin ta godiste, duke qetësuar në një lloj mënyre situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat