Kampionët e Francës nxjerrin 11 lojtarë në shitje

Futboll

Kampionët e Francës nxjerrin 11 lojtarë në shitje

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 19:41
Kampionët e Francës nxjerrin 11 lojtarë në shitje

Trajneri i ri i PSG-së, Kristof Galtier, duket se nuk ka ndërmend të mbajë në skuadër lojtarë të cilët nuk janë pjesë e planeve të tij.

Siç bën me dije “Le Parisien”, kampionët e Francës kanë nxjerrë në shitje plot 11 lojtarë, duke përmendur dhe emrat e tyre.

Kurzaua, Ebimbe, Dialo, Gueje, Kehrer, Draksler, Paredes, Ikardi, Pereira, Herrera dhe Vajnaldum janë emrat që sipas të prestigjiozes franceze, do të shërbejnë si përfitim të ardhurash për PSG-në.

Disa nga këto lojtarë janë në radarët e klubeve, duke filluar bisedimet për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat