Buffon tregon se kë favorizon për Scudetto

Futboll

Buffon tregon se kë favorizon për Scudetto

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 12:39
Gianluigi Buffon.

Gianluigi Buffon ka folur në lidhje me titullin e Seria A për sezonin e ardhshëm.

Sezonin që lamë pas Milani u kurorëzua kampion italian.

‘Rossonerët’ arritën të siguronin Scudetton pas një gare të ngushtë me rivalin e qytetit, Interin.

Por, se kush do ta fitojë sezonin e ardhshëm titullin e ligës italiane është përgjigjur legjenda e Juventusit, Gianluigi Buffon.

“Unë shoh Juventusin dhe Interin përpara gjithë të tjerëve, me Bianconerët që do të mbajnë një avantazh të lehtë dhe Milanin prapa tyre”, ishin fjalët e portierit për ‘La Stampa’,

Edhe këtë edicion pritet të zhvillohet një garë e ‘nxehtë’ për titull, duke marrë parasysh përforcimet e ekipeve italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat