Rivera rinovon edhe për një vit me Llapin 

Futboll

Rivera rinovon edhe për një vit me Llapin 

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 12:49
Rivera

Llapi ruan skeletin e futbollistëve dhe synon të jetë sa më i fortë për edicionin e ri, me synime që të luftojë për titullin e kampionit të Kosovës.

“Francisco Rivera rinovon edhe për një vit me Llapin!

Mesfushori ofensiv më i vlerësuar në Superligë, meksikani Francisco Rivera ka vazhduar bashkëpunimin me klubin tonë edhe për edicionin e ardhshëm.

Ky rinovim me Riveran është i mirëseardhur në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Budupnost Podgoricës që skuadra jonë do ta zhvilloi më 14 korrik në Stadiumin “Fadil Vokrri”.

Rivera ishte ndër futbollistët më të mirë të ekipit tonë në stinorin e kaluar duke arritur të zhvilloj 31 paraqitje, 8 gola të realizuar e 2 asistime në gjithsejt 2.313' minuta të zhvilluara.

Vizioni i lojës nga Rivera, mençuria e tij dhe qetësia para golit janë disa nga karakteristikat që e bëjnë atë ndër mesfushorët më të mirë në Superligën tonë”, - njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat