Ishte në qendrën stërvitore, ndërron jetë në mënyrë të papritur...

Futboll

Ishte në qendrën stërvitore, ndërron jetë në mënyrë të papritur...

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 13:21
Schalke

Një lajm i trishtë ka mbërritur nga skuadra e Schalke-s..

Gjatë grumbullimit të ekipit gjerman në Austri një person i moshës 50 vjeç ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur në qendrën stërvitore të “Mittersill”-it, ku ekipi i Shalkes mbante seancat stërvitore në shtetin austriak.

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë klubi i madh gjerman me anë të një njoftimi në profilin e saj në rrjetin social “Twitter”:

“Jemi të dëshpëruar të raportojmë se një tifoz i Shalkes ka ndërruar jetë për një arsye të panjohur në kampin tonë stërvitor në ‘Mittersill’. Ngushëllimet e klubit të Shalkes janë për familjen dhe miqtë e tij.”, ishte komunikata e skuadrës nga Gelsenkirsheni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat