Një drekë vendos paqen mes Tares dhe Sarrit

Futboll

Një drekë vendos paqen mes Tares dhe Sarrit

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 13:44
Një drekë vendos paqen mes Tares dhe Sarrit

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare dhe trajneri i bardhekaltërve, Mauricio Sarri nuk kanë pasur një raport të ngushtë teksa në disa raste nuk kanë munguar përplasjet mbi idetë e ndryshme në lojtarën që i nevojiten skuadrës.

Tekniku Sarri madje nuk ka ngurruar që edhe publikisht të “thumbojë” Taren duke theksuar se nga merkato do të varet ecuria e skuadrës gjatë sezonit. Mirëpo, në prag të sezonit të ri, trajneri dhe drejtori shqiptar duket se kanë bërë paqe dhe sipas Il Messagero ka mjaftuar një drekë pune për të konsoliduar marrëdhënien.

Të dy personazhet kanë drekuar në Auronzo di Cadore, teksa nuk kanë munguar edhe komplimentat e Sarrit për Taren në lidhje me merkaton.

Sakaq, kjo atmosferë pozitive ka bërë të lumtur edhe presidentit Claudio Lotito i cili pritet të jetë pranë skuadrës të dielën dhe nuk do të mungojë edhe një takim tashmë me dyshen të pajtuar, Tare-Sarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat